Paralajmërim për veprime destabilizuese ndaj Malin të Zi, kryeministri Spajiç: Do këtë sulme hibride ndaj nga dy vende të rajonit

28/08/2026 15:00

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka paralajmëruar për praninë e një aktiviteti hibrid që sipas tij synon të destabilizojë vendin dhe të bllokojë avancimin e tij drejt integrimit në BE.

Përmes një deklarate në llogarinw e tij në X, Spajiç bëri me dije se autoritetet malazeze disponojnë të dhëna që tregojnë se mbyllja e kapitujve të rinj në negociatat me BE-në pritet të shoqërohet me sulme hibride ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

“Kemi informacione serioze të sigurisë se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve të rinj të negociatave do të shoqërohet me veprime të koordinuara hibride, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

Sipas informacioneve tona, aktivitete të tilla synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të disa aktorëve politikë dhe të një pjese të skenës mediatike në vendin tonë.

Ne jemi në dijeni të këtyre synimeve dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as do ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e rëndësishme se interesi i momentit i cilësdo strukturë politike”, shkruajti kryeministri malazez.

Kreu i qeverisë malazeze nwnvizoi se këto përpjekje synojnë destabilizimin e vendit përmes mbështetjes nga aktorë të caktuar politikë dhe një pjesë e skenës mediatike vendase. Megjithatë kreu i shtetit malazez, garantoi se këto ndërhyrje nuk do të arrijnë të ndryshojnë kursin dhe as të ndalin integrimin evropian të Malit të Zi.

 

Top Channel