Makina në Elbasan përfshihet nga flakët, reja e tymit mbulon autostradën
28/08/2026 17:16
Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Elbasan-Tiranë.
Nga pamjet e mundësuara nga Top Channel, shihet momenti kur automjeti është në flakë, ndërsa një re e madhe tymi ka mbuluar zonën.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja.
Top Channel