Po priste dru në pyll, por u godit aksidentalisht nga pema, humb jetën një person në Shkodër
Vera duket se do të zgjasë edhe në ditët e para të shtatorit, me temperatura të larta që pritet të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme.
Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, dha parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim.
Sipas saj, fundjava do të karakterizohet kryesisht nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime. Në veri të vendit do të ketë vranësira, të cilat në orët e mesditës mund të shoqërohen me reshje lokale me intensitet të ulët.
Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit jugperëndimor mund të arrijë deri në 15 m/s.
Temperaturat do të mbeten të larta, duke variuar nga 25 deri në 27°C gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në mesditë pritet që termometri të ngjitet deri në 41-42°C.
Edhe në fillim të javës së ardhshme nuk priten ndryshime të ndjeshme të kushteve atmosferike. Do të ketë vranësira kalimtare dhe era do të fryjë nga perëndimi me rreth 4 m/s.
Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, me vlera që pritet të arrijnë deri në 39°C.
Pra, ndonëse kalendari shënon fillimin e shtatorit, temperaturat do të mbeten tipike për ditët e nxehta të verës.
Top Channel