Mori plagë në kokë gjatë protestës, komandanti i forcave të rendit të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore, niset drejt Tiranës
Dy punonjës të Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotografive të Ergys Agasit nga ambientet e brendshme të Policisë.
Në një përgjigje zyrtare për Top Channel, Policia e Shtetit konfirmon se ndaj dy efektivëve ka nisur hetim disiplinor për “shkelje të rëndë”, pas verifikimeve për nxjerrjen dhe publikimin e fotografive.
Policia sqaron se pamjet nga momenti i arrestimit dhe jashtë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë realizuar nga kalimtarë dhe jo nga strukturat e saj.
Por për fotografitë nga ambientet e brendshme, hetimi vazhdon dhe disa pyetje mbeten ende pa përgjigje: kush i realizoi, kush i nxori jashtë Policisë dhe çfarë roli konkret kanë dy efektivët e pezulluar?
Vetë Policia përcakton se materialet e përfituara për shkak të detyrës dhe të paautorizuara për publikim, kur rezultojnë të nxjerra në mënyrë të kundërligjshme, sjellin përgjegjësi.
Pezullimi i dy efektivëve është hapi i parë. Përfundimi i hetimit duhet të sqarojë jo vetëm nëse pati shkelje, por kush ishte përgjegjës për të.
Top Channel