117 ditë protestë, pas fjalimeve poshtë zyrës së kryeministrit nis marshimi në rrugët e Tiranës Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Klos, pasi dyshohet se është hedhur nga ura, në rrethana ende të paqarta.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banues në Zall-Bastar të Tiranës.
Dritan Lila, rreth 34 vjeç, nga Zall-Bastari, është personi që humbi jetën pasi u hodh nga Ura e Vashës.
Lila ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Mësohet se, pak para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh bashkëshortes së tij, duke i njoftuar për qëllimin për t’u hedhur nga ura.
Bashkëshortja ka njoftuar menjëherë Policinë dhe familjarët, ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari punonte prej kohësh në zonën e Rrugës së Arbrit.
Trupi i Dritan Lilës u nxor nga ujërat mbrëmjen e djeshme, pas operacionit të kërkim-shpëtimit.
Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 27.08.2026, rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Ura e Vashës”, në Rrugën e Arbrit, shtetasi D. L., rreth 34 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel