Një pamje që nuk shihet shpesh, shkaba egjiptiane “zbarkon” në Vjosë
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.
Vatrat aktive janë të përqendruara në Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.
Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, me 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së.
Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë; angazhimi më kryesor është në Vajkal, ku operojnë 53 forca, përfshirë 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter të FA-së, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Për këto vatra nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Tërbaç, Himarë, po operojnë dy automjete zjarrfikës me efektivin përkatës.
Vatra aktive raportohen gjithashtu në Tërbuq, Gjirokastër, ku operojnë 3 efektivë me 1 automjet zjarrfikës, dhe në Plovisht, Maliq, me 3 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës.
Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Në mbështetje të operacioneve, krahas kapaciteteve vendore, janë angazhuar 20 efektivë dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura, me fokus ndërhyrjen në vatrën e Vajkalit. Situata vijon të monitorohet dhe strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në terren për shuarjen dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave.
Top Channel