Objekti i dyshimtë nuk ishte funksional, hiqet perimetri i sigurisë dhe normalizohet situata në Durrës

28/08/2026 10:37

Një objekt i dyshimtë në rrugë është kthyer në alarm për lëndë shpërthyese në Durrës.

Në rrugën paralele me portin detar është konstatuar një telefon me një masë të lidhur me të, që ka ngjallur menjëherë dyshime për bombë dhe është njoftuar. Mësohet se ka qenë një qytetar që e ka parë në rrugë kur ka zbritur nga automjeti.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, teksa para pak çastesh kanë mbërritur forcat xhenerie me pajisje të specializuara.

Ky zhvillim vjen pas alarmit të djeshëm, ku mbi 100 institucione në mbarë vendin morën email-e kërcënuese për bombë.

Përditësimet LIVE:

Top Channel