Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

27/08/2026 21:24

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në ditën e 89-të të protestës në Tiranë.

Në videot e siguruara nga Top Channel, i pranishëm në konflikt ishte anëtari i PD, Sali Lushaj, babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Ai dhe disa anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto gjatë protestës me simbolin e PD, dy gishtat, duke tërhequr vëmendjen e protestuesve të tjerë.

Këta të fgundit shkuan për t’i larguar nga aty, gjë që solli përplasje. Në pamje shihet dhe momenti kur Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, një nga nismëtarët e protestës, duke sjellë akoma dhe më shumë tension.

Top Channel