Alarmi në Durrës/ Masa e dyshuar si bombë nuk rezulton e lidhur me celularin, priten verifikimet
28/08/2026 10:30
Një objekt i dyshimtë i konstatuar në rrugën paralele me portin detar të Durrësit ka shkaktuar alarm për një lëndë të mundshme shpërthyese.
Në vendngjarje u konstatua një celular dhe një masë e dyshimtë, çka ngriti dyshime dhe solli njoftimin e Policisë.
Forcat e Policisë vendosën menjëherë perimetrin e sigurisë para mbërritjes së forcave xheniere për verifikimin e objektit.
Sipas të dhënave paraprake, masa e dyshimtë dyshohet se nuk është e lidhur me celularin. Verifikimet në vendngjarje vijojnë nga forcat xheniere për të përcaktuar natyrën e objektit.
Top Channel