Alarm për bombë në Durrës/ Hiqet perimetri i sigurisë, objekti i dyshimtë nuk ishte funksional
28/08/2026 10:36
Është hequr perimetri i sigurisë në zonën pranë portit detar të Durrësit, ku më herët u konstatua një objekt i dyshimtë që ngriti dyshime për një lëndë të mundshme shpërthyese.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, në vendngjarje u gjet një celular me një masë të lidhur me të, çka solli ndërhyrjen e Policisë dhe njoftimin e forcave xheniere për verifikimin e saj.
Sipas të dhënave paraprake, objekti i dyshimtë nuk ishte funksional. Ndërkohë, ekspertët pritet të përcaktojnë se çfarë ishte masa e ngjitur në celular.
Pas verifikimeve të kryera në zonë, perimetri i sigurisë është hequr dhe situata është normalizuar.
Top Channel