Bill Gates ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Vendet e punës në rrezik, 40% duhet të rezervohen për njerëzit 26/08 22:50
Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një luginë të largët në veri të Italisë, ku një helikopter u përplas me kabllot e një teleferiku dhe më pas u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, mjeti fluturues dyvendësh goditi kabllot e një teleferiku mirëmbajtjeje, të përdorur nga kompania italiane e energjisë Enel për të aksesuar digën. Pas përplasjes, helikopteri u përfshi nga flakët dhe u rrëzua pranë brigjeve të liqenit Campliccioli, në një zonë me bar pranë digës.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën piloti 62-vjeçar, Alessandro Muscinelli, dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani, e cila udhëtonte si pasagjere.
Top Channel