Ferran Torres arrin marrëveshjen me Paris Saint Germain, nisin bisedimet me Barcelonën
Marcus Rashford po shijon ditët e pushimeve pas Botërorit të zhvilluar me Anglinë në këtë vit. Sulmuesi i Tre Luanëve është pikasur në një barkë luksoze në shoqërinë e një grupi vajzash.
Po kështu futbollisti i Manchester United është parë të konsumonte me miqtë e tij shampanjë të markës Armand de Brignac Brut Gold një shishe e së cilës kushton 270 paundë.
Po kështu futbollisti kishte veshur atlete të zeza dhe kishte vënë në qafë një zinxhir të argjendtë me një varëse ku lexohej ‘Shtëpia është aty ku është zemra’ ndërsa në dorë kishte një orë Hublot Square Bang Unico me vlerë 23 mijë paundë
Ajo që ra në sy në këtë festë të futbollistit ishte mungesa e të fejuarës sqë tij, Lucia Loi ndërkohë që një dëshmitar foli për tabloidin britanik ‘The Sun’. ‘Djemtë e Anglisë luajtën kaq mirë në Kupën e Botës sa e meritojnë një periudhë pushimi pas vendit të tretë heroik’-tha dëshmitari-ishte diçka e bukur nga Marcus që kaloi kihe me një grup vajzash mahnitëse në valët e oqeanit. Po jeton një ëndërr të vërtetë’.
Pas një sezoni që përjetoi në Spanjë te Barcelona ku ishte në formë huazimi, Rashford do të kthehet te klubi i fëmijërisë së tij, Manchester United për sezonin e ri të Premier League edhe pse emri i tij u përmend në merkato për një transferim të mundshëm te Arsenali apo Tottenham. Marcus Rashford e bëri debutimin e tij me Djajtë e Kuq në 2016 kur ishte 18 vjeç dhe ka luajtur 426 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Por ai nuk e vesh fanellën e Manchester United që nga ndeshja e Europa League me Viktoria Plzen në dhjetor të 2024 dhe nuk pati raporte të mira me ish trajnerin e skuadrës Ruben Amorim.
Top Channel