Lamine Yamal zgjodhi Cartagena de Indias, në bregun karaibik të Kolumbisë, për të kaluar disa ditë pushimesh pas fitores së titullit botëror me Spanjën.

Talenti 19 vjeçar i Barcelonës, u pa të shëtiste në qëndrën historike të qytetit i shoqëruar nga stafi i tij i sigurisë, duke tërhequr vëmendjen e rezidentëve dhe turistëve.

Disa tifozë publikuan në rrjetet sociale video të futbollistit teksa dilte nga hoteli duke përshëndetur të pranishmit dhe duke bërë disa fotografi. Kryetari i Bashkisë së Cartagena, Dumek Turbay Paz, iu gëzua pranisë së yllit të futbollit spanjoll duke nënvizuar se qyteti është gjithnjë një vend ideal për protagonistët e mëdhenj të sportit.

Pas triumfit të Spanjës në Botërorin 2026, futbollistët e La Roja nisën periudhën e pushimeve duke zgjedhur destinacione turistike. Yamal zgjodhi pikërisht këtë qytet në brigjet karaibike kolumbiane dhe prania e tij ngjalli shumë entuziazëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mirad Magazine (@miradmagazine)

Top Channel