‘Historia jonë nuk ka përfunduar…’/ Ismael Bennacer përshëndet Milanin dhe tifozët e tij…
Interi është në pritje për të bërë zgjedhjen e duhur në merkaton e transferimeve. Zikaltrit, pavarësisht vështirësive me të cilat janë përballur deri tani, po e përjetojnë me qetësi.
Drejtuesit e klubit zikaltër janë të bindur se skuadra është tashmë shumë kompetitive dhe vetëm blerjet e studiuara mirë mund t’i shtojnë diçka ekipit të drejtuar nga Chivu. Kjo edhe sepse përveç nevojave teknike, është e nevojshme që gjithçka të jetë në një linjë me ato ekonomike të pronarëve të klubit. Kështu mund të interpretohet frenimi i klubit në çështjen Romero.
Zikaltrit do ta kishin rikthyer me shumë dëshirë mbrojtësin në Itali, por kufizimet e vendosura nga Oaktree nuk parashikojnë afrimin e një futbollisti (sidomos kur bëhet fjalë për një lojtar me një pagë të lartë, si mbrojtësi i Tottenhamit) pa një largim të njëkohshëm. Për këtë arsye, përpjekjet e dy shtyllave të Interit si Lautaro Martinez dhe Javier Zanetti për të bindur Romeron, rezultuan të kota. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, kapiteni i skuadrës dhe zv/presidentit i Interit e kishin telefonuar Romeron duke i kërkuar t’i rezistojë tentativës së Atletico Madrid dhe të presë Interin që deri në ditën e fundit të merkatos do të përpiqet të sistemojë Pavard për të cilin për momentin nuk ka oferta. Dhe presingu i Los Colchoneros ishte kaq i fortë dhe tani Romero i ka rrëshqitur Interit nga duart.
Një tjetër objektiv që i largohet gjithnjë e më shumë Interit është Moussa Diaby. Futbollisti francez ishte në shënjestrën e Interit në merkaton e janarit dhe emri i tij u përmend edhe në këtë sesion pas problemebe me Palestrën dhe Khalailin dhe në javët e fundit u rivendosën lidhjet me Al Ittihad. Por paga e futbollistit te klubi arab është një pengesë e madhe në këtë operacion me Interin që ishte gati të ofronte 15 milionë euro plus kartonin e Asllanit apo Pavard. Al Ittihad refuzoi edhe për faktin se kishte marrë një ofertë prej 30 milionë euro për francezin që është shndërruar në objektivin e merkatos së transferimeve të Bayer Leverkusen. Pra as Diaby nuk do të jetë pasuesi i Dumfries. Koha po ecën, por Interi nuk dëshiron të ngutet pasi ka ende kohë për të gjetur futbollistin e duhur të krahut.
Top Channel