Roma e ka seriozisht për Endrick, kërkon ta marrë me huazim nga Reali i Madridit
Ferran Torres është një prej emrave të rëndësishëm që largohen nga Barcelona në merkaton e kësaj vere. Sulmuesi valencian, i cili ka edhe një vit në kontratën e tij me klubin katalanas gjatë kësaj jave i tha ‘po’ një transferimi në Francë te Paris Saint Germaini.
Sulmuesi spanjoll autorizoi klubin parizien të nisë bisedimet me Barcelonën me idenë që transferimi i tij në kryeqytetin francez të mbyllet përpara 12 gushtit. Sulmuesi që e ka një marrëveshje me PSG për 4 sezone, dëshiron të bashkohet me projektin e Luis Enrique dhe kështu futbollisti sipas programit ‘Jijantes’ telefonoi trajnerin Hansi Flick përpara disa ditësh për t’i komunikuar zyrtarisht dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona për t’u transferuar te Paris Saint Germain.
E përditshmja ‘Marca’ shton se Paris Saint Germain është gati të paguajë deri në 50 milionë euro për kartonin e Ferran Torres me palët që janë shumë pranë edhe pse nuk ka ende një ofertë formale. Barcelona nga ana e saj pranon se është e vetëdijshme për vullnetin e Ferran Torres dhe interesin e klubit transalpin për të siguruar shërbimet e futbollistit. Ferran ishte në planet e Drejtorisë Sportive dhe Deco ishte gati të ofronte rinovimin në shtator pasi të ishte mbyllur merkatoja e transferimeve për çështje të lidhura me Fair Play Financiar. Por sulmuesi i kombëtares spanjolle preferon të transferohet në Paris për të nisur një aventurë të re profesionale.
Në këtë pikë, klubi katalanas nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë çmenduri për të mbajtur Ferran Torres dhe nuk do të kundërshtojë largimin e tij, por as nuk dëshiron t’ia japë falas Paris Saint Germainit edhe pse lojtarit i mbetet edhe 1 vit kontratë. Drejtuesit sportivë të Barcelonën e vlerësojnë valencianin dhe shpresojnë të marrin ofertën e duhur me çmimet aktuale të merkatos. Të gjitha rrugët duket se janë në të njëjtin drejtor dhe gjithçka tregon se një prej telenovelave të Camp Nout është drejt mbylljes.
Top Channel