Roma e ka seriozisht për sulmuesin e Realit të Madridit, Endrick.

Klubi verdhekuq është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sulmuesit 20 vjeçar që sezonin e kaluar ishte pjesë e Lyonit ku ishte transferuar me huazim për t’u kthyer më pas në Madrid me klubin merenges që mendon ta japë sërish me huazim.

Nga ana e tij futbollisti brazilian kërkon të bindë Jose Mourinhon dhe të sigurojë hapësira te Reali i Madridit. Për Endrick kanë shfaqur interesin e tyre disa klube të Premier League dhe Fenerbahçe, por në orët e fundit, klubi turk është tërhequr dhe pikërisht nga Turqia vjen edhe lajmi sipas të cilit Roma ka formuluar një ofertë zyrtare për futbollistin e Realit të Madridit.

Top Channel