Dimarco dhe Diouf i japin fitoren Interit në miqësoren ndaj Juventusit
Lionel Messi këtë të premte humbi babain e tij, njeriun që ka qenë i pranishëm gjatë gjithë karrierës së tij.
Lajmi i hidhur ka trishtuar botën e futbollit dhe tashmë kanë nisur të publikohen mesazhet ngushëlluese për figurën që ka ndikuar shumë në karrierën e jashtëzakonshme dhe të ndritur të kapitenit të kombëtares argjentinase.
Ndër të parët që shprehën dhimbjen duke dhënë edhe mesazhin e ngushëllimeve ishte klubi i Newell’s Old Boys, tifoz i të cilit ishte Jorge Messi dhe ku nisi karrierën e tij dhe fituesi i 8 Topave të Artë.
‘Newell’s Old Boys me dhimbjen më të thellë i jep lamtumirën Jorge Messit, që ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare në qytetin e Rosarios, i njohur si një tifoz i kësaj skuadre, biznesmen dhe babai i kapitenit të kombëtares argjentinase Lionel Andrés Messi. Jorge ishte shtylla dhe personi që mbështeti me vizion, rigorozitet dhe dashuri karrierën e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave së bashku me bashkëshorten e tij, Celia Cuccitini. Prania e tij e vazhdueshme dhe lidershipi i tij pas kuintave ishin thelbësore në mbështetjen e çdo hapi të bërë nga Lionel Messi që nga fillimet e tij në Malvinas deri në kulmin e lavdosë së tij në futbollin botëror. Faleminderit që i mësove që të dojë këto ngjyra. Bordi drejtues, anëtarët, futbollistët dhe e gjithë familja e Newell’s i qëndrojnë pranë Celias, Lionel, Rodrigos, Matias dhe Maria Sol dhe të dashurve të tyre në këtë moment të vështirë’-lexohej në mesazhin e ngushëllimit që klubi argjentinas publikoi në rrjetet sociale.
El Club Atlético Newell’s Old Boys despide con profundo dolor y pesar a Jorge Messi, quien falleció a los 68 años de edad en la ciudad de Rosario.
Reconocido hincha leproso, empresario y padre del capitán del seleccionado argentino, Lionel Andrés Messi.
Jorge fue el sostén y la… pic.twitter.com/8dFPMRdM9Z
— Newell’s Old Boys (@Newells) August 8, 2026
Top Channel