Negociatat për formimin e institucioneve/ Dështon sërish takimi Kurti-Abdixhiku, kreu i LVV: Nuk kemi asnjë marrëveshje
05/08/2026 17:52
Pasditen e së mërkurës, Albin Kurti i Vëtëvendosjes dhe Lumir Abdixhiku i Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar në përpjekje për të arritur marrëveshje për formimin e institucioneve.
Siç raporton korrespondnetja e Top Channel Leonita Bajrami, takimi i dytë ka përfunduar pa marrëveshje mes palëve.
“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti pas takimit.
Edhe ditën e djeshme kreu i LVV dhe ai i LDK u takuan në ambientet e Kuvendit të Kosovës, po as në takimin e parë nuk u realizua asnjë marrëveshje për formimin e institucioneve.
Top Channel