I kërkuan të ulte muzikën në plazh, demokrati përfundon në pranga për kërcënim me thikë

05/08/2026 13:20

Një kandidat demokrat për Kongresin amerikan është arrestuar pas një sherri të dhunshëm në një plazh në Hawaii, ku dyshohet se ka kërcënuar disa persona dhe ka nxjerrë një thikë gjatë konfliktit.

Ngjarja ndodhi në plazhin Keawakapu, në Kihei të Jugut. Sipas autoriteteve, politikani 40-vjeçar Kirill Basin u përfshi në një debat me disa plazhistë pasi një burrë 61-vjeçar i kërkoi të ulte muzikën.

Situata u përshkallëzua shpejt, ndërsa dëshmitarët thanë se Basin iu afrua grupit duke bërë deklarata kërcënuese. Në një moment, sipas raportimeve, ai ka thënë: “Nëse doni të përfundoni në spital, ejani këtu”.

Më pas debati kaloi në përplasje fizike. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kandidatin duke u goditur dhe duke rënë në tokë. Pas ngritjes, ai u përball sërish me personin tjetër, por konflikti fizik nuk vazhdoi.

Sipas dëshmitarëve, gjatë sherrit Basin pretendoi se ishte i armatosur dhe më pas nxori një thikë, të cilën dyshohet se e hodhi në det. Policia e gjeti më vonë armën në vendngjarje.

Pas ndërhyrjes së policisë, Basin u arrestua me akuzën e kërcënimit terrorist të shkallës së parë. Gjykata caktoi një garanci prej 1 milion dollarësh për lirimin e tij me kusht.

Kirill Basin është kandidat për Distriktin e Dytë Kongresor të Havait, ku po sfidon përfaqësuesen aktuale demokrate Jill Tokuda.

Top Channel