Haradinaj mesazh Kurtit, ish-kreu i AAK: Presidenti i takon opozitës, Kryeministri ka për detyrë të gjejë zgjidhje

05/08/2026 15:35

Një ditë para se të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, partitë politike ende nuk e kanë të qartë nëse do të ketë mandate të plotë kjo legjislaturë.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve mund të konstituojë Kuvendin e të formojë qeverinë, nuk e zgjedh dot presidentin, e dështimi nënkupton zgjedhje të tjera.

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj të mërkurën tha se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi se asnjë parti nuk mund të formojë institucionet e vetme.

Ai shtoi se Vetëvendosja duhet të heqë dorë ose nga pozita e kryeministrit ose e presidentit.

Sipas Haradinajt opozita mund të kontribuojë në krijimin e institucioneve vetëm nëse është pjesë e vendimmarrjes.

Në anën tjetër, partneri i deritanishëm i Albin Kurtit, Nenad Rashiq ka treguar se të enjten, do të konstituohet vetëm kuvendi.

Albin Kurti të martën u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, por nuk arritën marrëveshje për formimin e institucioneve.

Top Channel