Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh nga takimi me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje politike

04/08/2026 21:20

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherazi kreu i LVV ka zhvilluar një takim në hapësirat e Kuvendit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami, pasi ka dalë nga takimi që zgjati për rreth tri orë, Kurti është shprehur se nuk ka ende një marrëveshje politik për krijimin e institucioneve.

“Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do të ishte po të kishim marrëveshje. Marrëveshje politike nuk kemi. Kemi nevojë për marrëveshje politike që respekton rezultatin zgjedhor. Askush nuk i do zgjedhjet e reja, nëse nuk kemi marrëveshje, fatkeqësisht mund të shkaktohen. Do të përpiqemi maksimalisht, do të vazhdojmë komunikimin”, u shpreh Kurti.

Top Channel