Derbi i parë i sezonit mbyllet pa fitues, Interi dhe Milani ndahen në barazim në miqësoren e zhvilluar në Australi
Edon Zhegrova ishte heroi i Juventusit në fitoren 1:0 ndaj Chelseat në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hong Kong.
Ylli kosovar realizoi golin e vetëm të takimit në mesin e pjesës së dytë, pas një asistimi të bukur nga Kenan Yildiz, i cili u aktivizua për herë të parë gjatë kësaj vere.
Goli i Zhegrovës (Video)
“Zonja e Vjetër” vazhdon të tregojë formë të mirë në përgatitjet para sezonit të ri, duke mbetur e pamposhtur në ndeshjet miqësore. Skuadra shfaqi rritje të dukshme në lojë dhe arriti të mposhtë një kundërshtar të fortë si Chelsea.
Trajneri Luciano Spalletti e nisi ndeshjen me të njëjtin formacion që kishte përdorur në fitoret ndaj Standard Liege dhe Nice, duke aplikuar një skemë hibride 4-2-3-1. Andrea Cambiaso luajti në vijën e mesfushorëve ofensivë, ndërsa Manuel Locatelli dhe Douglas Luiz formuan dyshen para mbrojtjes.
Në pjesën e dytë, Spalletti bëri disa ndryshime për të testuar alternativa të reja. Ai hodhi në fushë treshen sulmuese të përbërë nga Kenan Yildiz, Edon Zhegrova dhe Jonathan David, me këtë të fundit në majë të sulmit. Minuta mori edhe Teun Koopmeiners, ndërsa në mbrojtje u konfirmuan Federico Gatti, Lloyd Kelly dhe Mehmet Zeki Çelik.
Juventusi do ta vazhdojë turneun veror më 8 gusht në Perth të Australisë, ku do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj Interit, që vjen pas barazimit në testin ndaj Milanit.
Top Channel