Dy ndeshje, miliona euro, Egnatia përballë sfidës më fitimprurëse në historinë e klubit
Egnatia nuk ka arritur të bëjë mrekullinë në rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve, duke u eliminuar në mënyrën më të dhimbshme dhe më të pafat të mundshme.
Kampionët e Shqipërisë kanë mbyllur ëndrrën e tyre në këtë kompeticion elitar pas gjuajtjeve të 11-metërshave, aty ku fati u ktheu shpinën në momentet më deçizive.
Pavarësisht një beteje të vërtetë në fushë, një loje luftarake dhe dëshirës për të kaluar në raundin tjetër, gjithçka u vendos nga pika e bardhë. Stafi, lojtarët dhe tifozët e Egnatias “nuk u kanë besuar syve” teksa shanset për një kualifikim historik rrëshqitën nga duart. Gabimet e dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, Bitrit dhe Ndrecës, gjatë ekzekutimit të penalltive rezultuan fatale për rrogozhinasit.
Kliko këtu për të parë momentin e goditjes së penalltive
Një mbrëmje e hidhur për kampionët, të cilët lanë gjithçka në fushë dhe ndoshta meritonin më shumë për shpirtin e garës që treguan. Tashmë, Egnatia e mbyll kapitullin e Champions League me kokën lart, për të zhvendosur të gjithë fokusin e saj drejt kompeticioneve të tjera europiane, aty ku do të synojë të lërë pas këtë zhgënjim të madh. Sepse rrugëtimi europian nuk mbyllet këtu. Kampionët duhet të kapërcejnë shpejt këtë zhgënjim dhe të përqendrojnë të gjitha forcat për të provuar sërish shanset e tyre në raundin e tretë eliminator të Euopa League, ku do të përballet me Shamrock Rovers dhe në rast disfate, rrogozhinasit kanë të siguruar “play-off” e Conference League.
Top Channel