Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën në Krujë/ Humb jetën drejtuesi i ‘Volkswagen’, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë

28/07/2026 21:53

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në një rrugë rurale të Krujës, në fshatin Bilaj.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete, një tip Volkswagen që bëhet me dije se drejtohej nga Viktor Doda dhe një Benz me drejtues Kristjan Laska, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, si pasojë e përplasjes dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Volkswagen, Viktor Doda, banues në fshatin Bilaj.

Nga verifikimet e para të Policisë dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte njëri nga  automjetet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel