Skandal në Champions League! Tifozët serbë shfaqin sërish banerin “Kosovo is Serbia”
Egnatia ka mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikimin në turin e tretë të Conference League, pasi barazoi 3-3 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rrogozhinë.
Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një përballje spektakolare me plot gjashtë gola, duke treguar karakter ndaj një kundërshtari me eksperiencë europiane.
Skuadra e Nevil Dedes kaloi e para në avantazh që në minutën e 7-të, kur goditja e Eneo Bitrit u devijua nga Daniel dhe përfundoi në rrjetë. Kur dukej se vendasit do ta mbyllnin pjesën e parë në epërsi, Kvesic barazoi për Celjen në minutën e parë shtesë.
Sllovenët përmbysën gjithçka në fillimin e pjesës së dytë, me Kucys që realizoi për 1-2 në minutën e 54-t. Megjithatë, reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm. Vetëm katër minuta më pas, Fernando shënoi një supergol për të rikthyer baraspeshën.
Celje mori sërish avantazhin në minutën e 66-të falë golit të dytë personal të Kvesic, por kampionët shqiptarë nuk u dorëzuan. Në minutën e 78-të, Diabate realizoi me një goditje të saktë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-3.
Pas këtij barazimi spektakolar, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 28 korrik në Slloveni, duke nisur nga ora 20:15. Egnatia do të kërkojë të bëjë surprizën dhe të sigurojë një vend në turin e tretë të Champions League.
Top Channel