Vajza 14-vjeçare e Kim Jong-un në krah të të atit, shtohen spekulimet se do të trashëgojë pushtetin
Zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr të madh pyjor në provincën e Antalias, në jug të Turqisë, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Zjarri shpërtheu në zonën e Kasit, ndërsa autoritetet kanë angazhuar një operacion të gjerë nga ajri dhe toka për ta vënë situatën nën kontroll.
Sipas mediave turke, në operacionin e shuarjes së flakëve janë përfshirë 6 helikopterë, 3 avionë zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 5 automjete për furnizimin me ujë, 2 mjete të reagimit të shpejtë dhe 135 punonjës të shërbimit pyjor.
Pavarësisht ndërhyrjes intensive, përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit vijojnë, pasi era po favorizon përhapjen e flakëve. Autoritetet mbeten në gatishmëri, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon.
Antalya’nın Kaş ilçesinde çıkan orman yangınına havadan ve karadan müdahale ediliyor. pic.twitter.com/mDc6R2Ey3v
— Sabah (@sabah) July 28, 2026
Top Channel