Mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella, ka treguar se është një njeri i fjalës.

Ekzaktësisht ashtu siç kishte premtuar para fillimit të Kupës së Botës, ai ka realizuar një tatuazh me fytyrën e trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente. Ky gjest i veçantë konfirmon lidhjen e shkëlqyer dhe besimin e madh mes lojtarit dhe teknikut, duke bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale dhe duke marrë vëmendjen e mijëra tifozëve.

Top Channel