Prokuroria e Milanos kërkoi arkivimin e çështjes për Gianluca Rocchi, ish dezinjatorin e arbitrave që ishte hetuar për bashkëpunim në mashtrim sportiv me caktimin e arbitrave në 4 ndeshje të Serie A, mes të cilave edhe Torino-Inter e sezonit që u mbyll përpara pak javësh.

Pas dy vitesh hetimi, prokurorët arritën në përfundimin se nuk ka pasur asnjë manipulim dhe se i dërguan aktet e tyre te drejtësia sportive dhe në Prokurorinë e Përgjithshme të CONI për të vlerësuar për parregullsi të mundshme. Në Monza u transmetua kapitulli për hetimet e të ashtuquajturave ‘trokitje’ në sallën VAR të Lissone.

Kërkesa për arkivimin e çështjes në lidhje me caktimin e arbitrave e paraqitur nga Prokuroria e Milanos rindërton ekzistencën historike të episodeve individuale për ndërhyrjet e pretenduara por nuk verifikon një sistem të strukturuar për të ndërhyrë në caktimin e gjyqtarëve të ndeshjeve-lexohet në shënimet e prokurorit Marcello Viola.

Prokuroria e Milanos në hetimet për sistemin arbitrar kërkoi arkivim të çështjes edhe për Interin i cili vetëm së fundmi u përfshi në listën e të hetuarve dhe që për të cilën u mësua vetëm këtë të martë. Në akuzat për mashtrim sportiv për të cilat tani kërkohet arkivim, prokurorët deklaronin se ish dizenjatori Gianluca Rocchi kishte ‘pilotuar’ caktimin e arbitrave në bashkëpunim me eksponentë të klubit zikaltër që nuk u identifikuan.

Top Channel