Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij
Ka pasur një luftë të vërtetë. Pushtimi i ishujve Malvinas nga ana e Argjentinës dhe ripushtimi nga ana e Anglisë e ishujve Falklan(është i njëjti arkipelag, por me 2 emra të ndryshëm), iu kushtoi jetën në 1982 rreth 1000 personave; 649 argjentinas e 258 anglezë, pa llogaritur këtu humbjet materiale; anije, avionë, nëndetëse.
Gjenerali Leopoldo Galtieri kishte dërguar ushtarët e tij në një ferr të vërtetë me idenë e rizgjimit të shpirtit patriotik të argjentinasve, por kjo lëvizje pati efekt të kundërt; ai u shkarkua, ndërsa në Angli kryeministrja britanike Margareth Thatcher forcoi besimin te populli britanik.
Lufta e Ishujve Falkland u zhvillua në periushën prill-qershor 1982. Ajo plagë në Argjentinë nuk u mbyll kurrë. Stadiumi i Mendozas ka emrin ‘Estadio Malvinas Argentinas’, i njëjti emër iu është vënë shume rrugëve në shumë lokalitete argjentinase. Dhe thuajse të gjitha qytetet, të vogla apo të mëdha kanë një monument të të rënëve në atë luftë. Kur kanë kaluar 44 vjet, gjithçka është e gjallë në ndërgjegjen e argjentinasve, akoma më e fortë ka qenë kjo ndjesi në 1986.
Por rivaliteti mes Argjentinës dhe Anglisë ka edhe rrënjë të tjera që janë vetëm sportive. Në botërorin 1966, argjentinasit u ndjenë të mashtruar në sfidën e çerekfinaleve me anglezët. Atë ditë, arbitri gjerman Rudolf Krietlein përjashtoi nga fusha e lojës Antonio Rattin në minutën e 35 me këtë të fundit që mori minuta të konsiderueshme për të lënë fushën e lojës përpara se të fyente rëndë arbitrin. Për argjentinasit, ajo ndeshje u konsiderua ‘el robo del siglo’, vjedhja e shekullit. Që nga ai moment, rivaliteti mes Argjentinës dhe Anglisë vjen vetëm pas atij mes Argjentinës dhe Brazilit.
Kulmi i kësaj historie, më shumë se çdo episod tjetër, është miti i Diego Armando Maradonës. Ka më shumë legjenda rreth asaj ndeshjeje të botërorit 1986, se në 100 libra për futbollin. E para është ajo që kishte të bënte me fanellën. Argjentina përdori uniformën e skuadrës udhëtuese, pantallona të zeza dhe fanellë blu me jakë në formë V të bardhë. Por duket se ato të veshura nga futbollistët nuk ishin uniforma origjinale(u konsideruan shumë të rënda nga trajneri Carlos Bilardo për klimën e nxehtë të Meksikos), por ishin fanella të blera në qytet dhe të qepura me dorë me logo të ndryshme për ta bërë të ngjashme me atë të ofruar nga sponsori teknik francez. Legjenda e dytë ka të bëjë me Maradonën, ose më saktë një plan për ta eliminuar sa më shpejt nga ndeshje. Tentoi shumë mbrojtësi anglez Fenëick në pjesën e parë duke e goditur me bërryl me topin që ishte larg. Por Diego Maradona kishte shumë dëshirë të vendoste këtë ndeshje dhe e rinisi lojën. E treta(por ka edhe shumë të tjera) ka të bëjë me ‘pas’, sepse mesfushori Hector Enrique prej 40 vitesh mburret(duke bërë shaka) se i dha asist Maradonës për golin e shekullit, sa keq që bëhej fjalë vetëm për një pasim nga 2 m larg. Gjithçka u zgjidh në vetëm pak minuta. Në minutën e 6 të pjesës së dytë me rezultatin 0-0, një gabim trashanik i mbrojtësit anglez Steve Hodge, topi fluturoi në ajër me portierin Shilton e Maradonën që ishte 20 cm më i shkurtër që u hodhën, me argjentinasin që e preku dhe e dërgoi topin në rrjetë, sigurisht me një dorë. Maradona nisi të festojë ndërsa shokët e tij të skuadrës mbetën të palëvizur. Atëherë Maradona nisi të thërrase: ‘ejani të më përqafoni, përndryshe na e anulojnë’. Arbitri Ali Bin Nasser, përveçse nuk e pa prekjen e topit me dorë, as nuk kuptonte gjuhën spanjolle. Në fund fraza më e famshme e Maradonës: ‘Ishte dora e Zotit’, fjalë që do të jenë të lidhura me legjendën e tij me shekuj.
Katër minuta më vonë, Maradona kërkoi ndjesë sipas mënyrës së tij perëndive të futbollit duke shënuar golin e shekullit. Njëmbëdhjetë sekonda ku dribloi si birila 5 mbrojtës kundërshtarë për të mposhtur më pas Sheltonin. I paharrueshëm dhe i pashlyeshëm, një kryevepër së cilës Jorge Valdano ia rrit misticizmin teksa pas shumë vitesh tregon. ‘Kur Maradona mori topin në mesfushë dhe u nis, unë vrapoja pranë tij dhe i thirra: jam i lirë ma paso. Pas golit e pyeta: pse nuk ma pasove? Dhe ai m’u përgjigj: në fakt të pashë, por dëgjova ku donte të shkonte topi dhe më tha në portë’. Ky ishte Diego’-tregon Valdano
Argjentina fitoi ndeshjen 2-1 dhe më pas fitoi titullin. Që nga ai moment, dy skuadrat janë përballur edhe 2 herë të tjera në një fazë finale të botërorit; në 1/8 e finaleve në Francë 1998(Argjentina fitoi me penallti) dhe në fazën e grupeve në Kore-Japoni 2002(fitore 1-0 e anglezëve me gol të Beckham). Bilanci total i 15 ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave është 4 fitore të Argjentinës(duke përfshirë edhe ato me penallti), 5 barazime dhe 6 fitore të anglezëve.
Nëse në shpirtin e anglezëve është akoma ideja e revanshti ndaj ‘Dorës së Zotit’, në atë të argjentinasve përveç patriotizmit malvinian është edhe sfida sportive për të riekuilibruar bilancin.
Sigurisht Lionel Messi nuk është Diego Maradona. Ndërsa El Pibe De Oro merrte përdore futbollistë të planit të dytë në panoramën botërore, Messi është lideri i një kombëtareje që ul në stol futbollsitin dhe shënuesin më të mirë të kampionatit italian. Atë ditë në Azteca u pa ana më e keqë e menjëherë më pas më e mira e Maradonës. Shokët e tij të skuadrës, të vetëm nuk do ia dilnin. Këtë radhë duhet të jetë vetëm ana më e mirë e Messit sepse të tjerët të vetëm nuk janë shumë të sigurt se mund t’ia dalin mbanë. Në anën tjetër janë Kane dhe Bellingham dhe me këtë është thënë gjithçka.
Top Channel