Fitorja në gjysmëfinale ndaj Francës, Spanja barazon rekordin e Italisë dhe synon për herë të dytë trofeun më të rëndësishëm në Botë
14/07/2026 23:00
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar këtë mbrëmje.
Përveç sigurimit të biletës për në finalen e madhe, “La Roja” barazoi edhe një rekord historik.
Me këtë fitore, spanjollët shkuan në 37 ndeshje radhazi pa humbje, po aq sa Italia, e cila mbante këtë rekord e vetme.
Skuadra e Luis de la Fuente konfirmoi edhe një herë formën e jashtëzakonshme, duke eliminuar një nga favoritët kryesorë për trofeun dhe duke siguruar vendin në aktin final të turneut.
Në finalen e Kupës së Botës, Spanja do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila zhvillohet të mërkurën.
Top Channel