Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij
Fabian Ruiz vazhdon të shkruajë histori me kombëtaren e Spanjës.
Mesfushori spanjoll nuk ka pësuar ende asnjë humbje me “La Rojan”, duke regjistruar një rekord mbresëlënës prej 49 ndeshjesh pa humbje, me 34 fitore dhe 15 barazime.
Në gjysmëfinalen e fituar 2-0 ndaj Francës, lojtari i Paris Saint-Germain u aktivizua si titullar në vend të Pedrit, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi. Fabian zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në mesfushë, duke kontrolluar ritmin e lojës së bashku me Rodrin dhe duke ndihmuar Spanjën të sigurojë kualifikimin në finalen e Kupës së Botës.
Tashmë, sfida për trofeun e madh do të ketë një domethënie të veçantë për 29-vjeçarin. Finalja e Botërorit do të jetë ndeshja e tij e 50-të me fanellën e Spanjës, ndërsa ai do të synojë jo vetëm të fitojë titullin botëror, por edhe të zgjasë serinë e jashtëzakonshme pa humbje me kombëtaren.
Fabian Ruiz ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës në vitet e fundit dhe, me Pedrin ende në dyshim për finalen, pritet të ketë sërish një rol kyç në përpjekjen e skuadrës së Luis de la Fuentes për të ngritur Kupën e Botës.
Top Channel