Mallkimi i pjesës së parë! Vetëm dy kombëtare në histori kanë përmbysur një gjysmëfinale të kampionatit botëror
Edhe një ditë, edhe një hap para për të arritur te zgjedhja e trajnerit të ri të kombëtares italiane. E konfirmoi presidenti i FIGC, Giovanni Malagò, që foli pas një takimi të Bordit drejtues të CONI.
‘Nga sot pasdite, do të përcaktohet një listë finale për të përcaktuar një profil-tha Malagò-po punojmë në këtë drejtim. Duhet të organizojmë takime me video me Maldinin dhe Leonardon’.
Por koha që do të duhet në këtë proces, në të vërtetë nuk është përcaktuar me saktësi.
‘Njoftimi për trajnerin e ri të kombëtares italiane do të shtyhet për javën e ardhshme? Nuk e ndjej që ta përjashtoj si mundësi-tha Malagò-në fillim do të gjendet marrëveshja dhe më pas do të jetë e nevojshme për të vënë pikat mbi ‘i’ në shumë argumenta. Është si merkatoja e futbollistëve’
Po kështu foli edhe për takimin me Drejtorin Teknik, Maldini dhe këshilltarin Leonardo.
‘Ndoshta nesër në Milano ku do të shkoj edhe për impenjime të tjera, ndërsa javën e ardhshme do të jetë asambleja e Legas, ku fillimisht ishte parashikuar të shkoja vetëm unë, por do të jenë edhe ata-tha Malagò-kërkova një prani të përhershme të Club Italia për të treguar lidhjen e fortë mes Federatës dhe Lega Serie A dhe Lega Serie B’.
Së fundmi në listën e kandidaturave për të marrë drejtimin e kombëtares italiane u përmend edhe emri i Andrea Pirlos dhe Malagò tha diçka edhe për këtë temë.
‘Pirlo në listë? Duhet të ndalem kur bëhet fjalë për emra, sepse nëse them po, gaboj dhe nëse them jo, sërish gaboj’-tha Malagò.
Top Channel