Malagò dhe zgjedhja e trajnerit të Kombëtares italiane: Sot përpilojmë listën finale. Pirlo? Nuk them as po, as jo
Antonio Silva nuk do të jetë përforcimi i ri i Milanit në mbrojtje. Qendërmbrojtësi portugez i Benficës është shumë pranë kalimit në Premier League, me Bournemouth që ka avancuar ndjeshëm në negociata dhe konsiderohet favorit absolut për transferimin e tij.
Sipas raportimeve, Benfica i ka dhënë dritën jeshile klubit anglez për të negociuar, ndërsa drejtori sportiv i Bournemouth, Tiago Pinto, ka arritur tashmë një marrëveshje me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes. Tashmë kanë mbetur vetëm detajet finale mes dy klubeve për të mbyllur operacionin.
Emri i Antonio Silvës u lidh sërish me Milanin pasi mbrojtësi refuzoi rinovimin e kontratës me Benficën. Megjithatë, drejtuesit kuqezinj nuk ndërmorën hapa konkretë, pasi ende nuk kanë vendosur se cili do të jetë mbrojtësi që do t’i vihet në dispozicion trajnerit Ruben Amorim.
Antonio Silva ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por largimi i tij pritet të realizohet për një shumë shumë më të ulët. Mediat angleze raportojnë se Bournemouth mund ta mbyllë transferimin për rreth 35-40 milionë euro, duke përfituar edhe nga fakti se kontrata e lojtarit me Benficën skadon në vitin 2027.
Pas afrimeve të Gonçalo Ramos dhe Mario Gila, Milani vazhdon të punojë për të përforcuar skuadrën, me prioritetet që mbeten një qendërmbrojtës dhe një mesfushor.
Top Channel