Video/ Incidente të egra midis civilëve dhe ushtarëve ukrainas në Lviv, i riu thyen xhamin e makinës me zemërim
Të paktën 28 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që përfshiu një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang, në provincën Fujian të Kinës juglindore.
Dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shpëtuar personat e bllokuar brenda ndërtesës.
Zjarri shpërtheu rreth mesditës në një fabrikë shumëkatëshe këpucësh në Jinjiang. Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, disa persona mbetën të bllokuar në çati, ndërsa videot e publikuara nga vendngjarja tregojnë njerëz që vareshin nga godina dhe hidheshin për t’i shpëtuar flakëve.
A fire broke out at a footwear factory in east China's Fujian Province on July 9, causing major casualties and leaving several people trapped on a building rooftop. pic.twitter.com/bKhU6C58hh
— CCTV+ (@CCTV_Plus) July 9, 2026
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se bilanci paraprak i viktimave ka arritur në 28 të vdekur, vetëm pak orë pasi Presidenti i Kinës, Xi Jinping, foli për “viktima të rënda”.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë flakë që përfshijnë të gjithë fabrikën, ndërsa re të dendura tymi të zi ngrihen mbi ndërtesë. Në çati shihen disa persona të bllokuar, të rrethuar nga tymi.
Multiple people are trapped as a massive fire engulfs a shoe factory in Jinjiang, Fujian, China. Reports indicate significant casualties. pic.twitter.com/rm7dPwsGl0
— Breaking911 (@Breaking911) July 9, 2026
Sipas autoriteteve, rreth 200 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit u mobilizuan për të përballuar situatën. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhduan për disa orë, ndërsa flakët u vunë kryesisht nën kontroll rreth orës 05:40 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Hetimet paraprake tregojnë se zjarri nisi në katin përdhes të fabrikës. Sipas një zyrtari lokal, materialet e përdorura për prodhimin e këpucëve, të cilat janë shumë të ndezshme, mund të kenë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
BREAKING: Casualties reported after a massive fire at a shoe factory in Jinjiang, Fujian province, China pic.twitter.com/BRtKSzAZpm
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) July 9, 2026
CCTV raportoi gjithashtu se tymi dhe gazrat e krijuar nga djegia e materialeve kanë shkaktuar acarim të fortë të syve në zonën përreth.
Qyteti Jinjiang, në provincën bregdetare Fujian, konsiderohet një nga qendrat më të mëdha të industrisë së këpucëve dhe veshjeve në Kinë, duke u njohur edhe si “kryeqyteti i këpucëve”. Sipas të dhënave zyrtare, kompanitë e qytetit prodhuan mbi 1.2 miliardë palë këpucë gjatë vitit 2024, ose rreth 20% të prodhimit global.
Top Channel