“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan
Kombëtarja e Francës ka përdorur gjatë Kupës së Botës 2026 një kompani avionësh çarter që ndodhet në qendër të polemikave për përfshirjen e saj në programin e deportimeve masive të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas raportimit të The Guardian, skuadra franceze ka udhëtuar të paktën në tre fluturime të brendshme mes ndeshjeve të Botërorit dhe qendrës stërvitore në Boston me kompaninë Global Crossing Airlines.
Kjo kompani ka kryer rreth gjysmën e fluturimeve të organizuara nga ICE (Shërbimi Amerikan i Emigracionit dhe Doganave) për deportimin e emigrantëve gjatë viteve 2024 dhe 2025.
Raporti thekson se avioni i përdorur nga Franca pas ndeshjes me Paraguain ka realizuar 44 fluturime deportimi vetëm gjatë këtij viti, ndërsa që nga viti 2022 ka marrë pjesë në rreth 950 misione të tilla.
Përdorimi i kësaj kompanie nga kombëtarja franceze ka nxitur reagime dhe diskutime, pasi Global Crossing Airlines është bërë objekt kritikash për rolin e saj në operacionet e dëbimit të emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara.
Top Channel