Dhurata që askush nuk e priste! Përse ua bëri Erdogan dhuratë pistoletën dhe një kuti me fishekë liderëve të NATO-s?
Qeveria italiane ka vendosur dëbimin e dy punonjësve ushtarakë rusë që shërbenin në Ambasadën e Rusisë në Itali, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete spiunazhi.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaroi se dy personat janë identifikuar gjatë hetimit të Prokurorisë së Romës si “përgjegjës për aktivitete spiunazhi”.
Sipas njoftimit të Tajanit, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane i ka komunikuar ambasadorit rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Italia brenda tre ditësh.
“Moska vazhdon të përdorë armët e saj hibride për të sulmuar Perëndimin dhe Italinë. Një ndërhyrje e rëndë dhe e papranueshme për institucionet italiane dhe sigurinë kombëtare”, deklaroi Tajani.
Vendimi i Romës ka sjellë reagim të menjëhershëm nga Moska. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se do t’i përgjigjet masës së marrë nga Italia, pa bërë të ditur se çfarë forme do të ketë reagimi.
Dëbimi i dy zyrtarëve vjen në një periudhë tensionesh të rritura mes vendeve perëndimore dhe Rusisë, ku çështjet e sigurisë dhe akuzat për ndërhyrje të jashtme kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Top Channel