Detaje nga vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, gjendet thika që dyshohet se përdori Sokrat Vata Një polic është përjashtuar në Fier, pasi dyshohet se ka shkelur rregulloren, duke pasur marrëdhënie me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, ngjarje e bërë publike pak ditë më parë.
Ky lajm u njoftua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili tha se “polici ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprimin e kundraligjshëm”
“Oficeri i policisë që është i përfshirë në ngjarjen e Fierit, ky nuk është i evidentuar se se ka nxjerrë videon ose e ka bërë publike për mediat, por përjashtimi i tij është urdhëruar për shkeljen e standardeve dhe cënimin e rëndë të figurës që ka bërë punonjësi i policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundraligjshëm”, tha Hita.
Top Channel