“S’mund të jetë më trajner i Brazilit”/ Romario nuk kursehet, “shpërthen” keq ndaj Ancelottit: I mallkuari, humbi dhe nuk ikën
Nata e 9 korrikut të 2006 është gdhendur fort në kujtesën e italianëve. Ishte nata kur Të Kaltrit u shpallën kampionë të botës në Botërorin e Gjermanisë teksa mposhtën në finale, Francën e Zinedine Zidane me penallti duke thyer një tabu të tyre.
Dhe e gjithë kjo ndodhi mes një skandali epokal që sapo kishte shpërthyer sic ishte Calciopoli dhe në fakt, dy ditë pas triumfit të madh nuk flitej më për këtë, një sinjal ky që duhet të kishte ndezur sirenat e alarmit në futbollin italian. Në Botërorin e 2006 të gjithë ishin të lumtur, kishte deklarata entuziaste, por më pas hapësirat i mori Calciopoli. Katër vite më vonë në Afrikën e Jugut në 2010, Italia u eliminua në fazën e grupeve. U mendua se ishte rastësi, Lippi iu kishte besuar pretorianëve të vjetëruar dhe Pirlo e Buffon ishin të dëmtuar. Në 2014 në Brazil, e njëjta gjë. Një zile e vogël alarmi, kur në të vërtetë situata ishte shumë serioze. Por askush nuk do ta imagjinonte që Italia do të dështonte 3 herë radhazi të kualifikohej në një botëror. Përvec edicionit të 1930 që Italia ishte për motive logjistike dhe atij të 1958, Të Kaltrit gjithnjë janë kualifikuar edhe në rastet kur kalonte vetëm një skuadër dhe në grup ka pasur kundërshtarë si Anglia. Por jo në 2018, 2022 dhe 2026 me këtë të fundit që është një edicion i zgjeruar me 48 skuadra. Me fjalë të tjera, Italia përjetoi apokalipsin futbollistik.
Për këtë arsye Botërori 2006 i festuar vetëm për pak orë, meriton të kujtohet gjatë. Në prag të këtij eventi nuk dihej as nëse ishte rasti që Italia të udhëtonte drejt Gjermanisë, duke parë skandalin që kishte pushtuar futbollin në vendin e Apenineve. Jashtë vendit, Italia u bë objekt ironish, politikanët ngrinin pikëpyetje për përzgjedhjen e futbollistëve. U krijua një klimë e papërballueshme. Lippi u tregua i zoti që të forcojë grupin sipas logjikës së kolauduar: ‘ne kundër të gjithëve’ e eksperimentuar edhe nga kombëtarja italiane e 1982. Një kombëtare ku nuk ekzistojnë xhelozi dhe të gjithë janë në të njëjtën anë, dhe kjo është shpesh benzima më e mirë për të shkuar larg, sidomos në një turne që zgjat 1 muaj.
Por të lidhësh fitoren e këtij botërori vetëm me motivimin nuk është gjetja e duhur. Italia e 20 viteve më parë ishte e përbërë nga futbollistë me personalitet dhe kualitete. Më pas trajneri pati meritën që ta ndërtojë atë si të ishte një klub. Një superportier, një mbrojtje e pakalueshme(vetëm 2 gola të pësuar në të gjithë Botërorin), një organizator i jashtëzakonshëm përpara sektorit të prapavijës dhe që kishte përkrah një lojtar të pabesueshëm në rikuperimin e topit, një lojtar ofensiv i krahut të djathtë, një sulmues i majtë me detyrën për të hyrë drejt qendrës, një mesfushor ofensiv që ishte në gjendje të dërgonte para portës cilindo që nisej nga prapa dhe një qendërsulmues i pastër. Ndonjëherër luhej me 4-2-3-1, ndonjëherë me 4-3-1-2 ose si alternativë me 4-3-3 me një skuadër luksi që lejonte ndryshimin e sistemit në bazë të kundërshtarit dhe momenteve të ndeshjes.
Kryevepra e atij kompeticioni ishte gjysmëfinalja me Gjermaninë në Dortmund me kohën shtesë që u luajt me 4 sulmues. Një tregues force që solli një prej fitoreve më ikonike të futbollit italian. Më pak e dukshme ishte supremacia në finale ndaj Francës ku prevaloi loja mbrojtëse, diçka e rrallë në historinë e Kupës së Botës. Me fajlë të tjera, ajo Italia ishte një skuadër e kompletuar, shumë e kompletuar.
Top Channel