Pas barazimit me Italinë, Zidane: Jam i zhgënjyer, meritonim më shumë, por nëse nuk shënon…
Fitorja bindëse ndaj Lecces pas humbjes në Europa League ndaj Benfica nuk mjafton për të kënaqur Ruben Amorim që foli në një intervistë për Sky në lidhje me skuadrën e tij dhe punën që duhet bërë ende.
‘Mungojnë shumë gjëra dhe këtë e them pa problem-pohoi Amorim-kërkojmë të dominojmë lojën në mënyrë më të vazhdueshme, në disa momente luajmë mirë, por kemi ende shumë punë për të bëtë. Nuk më pëlqen kur dëgjoj të thonë Milani i Amorim; Milani është Milan, ka një histori dhe një identitet që shkon përtej emrit të trajnerit. Dua një skuadër që të mund të njihet, të aftë të fitojë edhe kur gjërat nuk shkojnë në mënyrë perfekte. Jemi ende larg potencialit tonë, por kemi nevojë për kohë dhe për vazhdimësi. Kemi ende shumë ndeshje, duhet të fitojmë dhe paralelisht të përmirësohemi dhe kjo nuk është e lehtë’.
Amorim foli edhe për pauzën e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve
‘Nuk është një shqetësim, sepse duhet të përshtatemi me atë që ndodh në botën tonë dhe nuk mund të bëjmë shumë-shtoi Amorim-Tre apo 2 javë pak ndryshim ka. Kemi kohën për të punuar me disa lojtarë që kanë nevojë dhe mundësinë të shohim të tjerët që në të ardhmen mund të na ndihmojnë. Nëse ka diçka që më shqetëson, nuk ka të bëjë me pauzën 3 javore, ka të bëjë me numrin e ndeshjeve që na presin tani e tutje-vijoi Amorim-Kjo më shqetëson më shumë, bashkë me ritmin që duhet të kemi. Gjithnjë do të përpiqem të hedh në fushë formacionin më të mirë në çdo ndeshje duke mbajtur në konsideratë edhe atë që mund të na shërbejë në pjesën e dytë të ndeshjes. Duke parë këto 5 ndeshje të para, është e qartë që të gjithë lojtarët që i kanë nisur nga stoli kanë ndikuar pozitivisht. Nuk mund të mendojmë vetëm për formacionin titullar dhe për këtë po punojmë çdo ditë’.
Trajneri kuqezi foli edhe për Luka Modric
‘Po përiqem që ta menaxhoj sa më mirë që të jetë e mundur për skuadrën-tha trajneri i Milanit-është e pamundur që një futbollist në atë moshë të luajë gjithnjë me atë intesitet. E vetmja gjë që mund të them është se Luka stërvitet si një djalë i ri me dëshirë dhe entuziazëm që iu jep të gjithëeve kënaqësi. E do futbollin, dëshiron të jetë në fushë dhe kjo është thelbësore për ne. Jam me të vërtetë i kënaqur që e kam në skuadër’.
Dhe në fund Gonçalo Ramos që po bën mjaft mirë me kombëtaren portugeze.
‘Duhet të përmirësohemi si skuadër për të krijuar më shumë raste, por nuk është një diskutim që ka të bëjë vetëm me Camardan dhe Gonçalon-tha Amorim-Nuk bëj diferenca mes lojtarëve, nuk ka rëndësi mosha apo minutazhi. Ramos, po të shihni me vëmendje çdo ndeshje, ka pasur situata interesante, edhe në kombëtare po bën mirë; goli i fundit ndaj Danimarkës vendosi fatin e ndeshjes. Po i tregon vlerat e tij. Shqetësimi im kryesor është të krijojmë më shumë raste për të gjithë lojtarët e mi, Pulisic, Camarda, Cisse’
Top Channel