Nisi efekti domino në Botëror, pas “dhuratës” ndaj SHBA-në, Franca kërkon llogari nga FIFA për padrejtësinë ndaj Olise!
Polemikat kanë shpërthyer plotësisht pas vendimit të FIFA për të pezulluar skualifikimin e sulmuesit të SHBA, Balogun që ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen më Bosnjen dhe kështu ai do të jetë i disponueshëm për sfidën e 1/8 e finaleve të Botërorit me Belgjikën.
Federata Belge e Futbollit reagoi përmes një komunikate për shtyp ku kritikonte me forcë FIFA për vendimin e marrë, por te Red Devils nuk e lënë me kaq. Edhe trajneri i Belgjikës ka reaguar ashpër në lidhje me këtë çështje duke përdorir ironinë.
‘Nuk e dija që në Botëror 5 korriku në realitet është 1 prilli. Është dita e gënjeshtrave’-u shpreh Rudi Garcia që e çoi akoma më tej diskutimin e tij përsa iu përket rregullave-nuk po mbrojmë kombëtaren apo federatën, po mbrojmë futbollin.Është hera e parë që merret një vendim i tillë në një kupë bote. Unë do të fokusohem te puna ime si trainer, pavarësisht se me cilën skuadër do të luajë SHBA’.
Sfida mes SHBA dhe Belgjikën do të luhet të hënën e 6 korrikut në 17:00 me orën lokale dhe 02:00 me orën evropiane.
Top Channel