E bujshme/ Pezullohet skualifikimi i Balogun, qendërsulmuesi i SHBA do të jetë në fushë kundër Belgjikës

05/07/2026 19:29

FIFA merr një vendim surprizë që rrezikon të krijojë kaos dhe polemika në Botërorë. Qeveria e futbollit botëror vendosi që të pezullojë skualifikimin e Folarin Balogun që u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes së 1/16 të finaleve ndaj Bosnies për një faull ndaj Muharemovic.

Kjo do të thotë se qendërsulmuesi do të jetë në dispozicion të Pochettinos për ndeshjen e 1/8 të finaleve me Belgjikën e programuar të luhet natën mes së hënës dhe të martës në 02:00 me orën evropiane.

SQUALIFIKIMI BALOGUN, VENDIMI I FIFA—Kartoni i kuq i dhënë nga arbitri brazilian Raphael Claus, pas një rishikimi në VAR, ndaj sulmuesit amerikan sipas rregullores do të sillte skualifikim automatik për 1 ndeshje. Por FIFA aplikoi nenin 27 të Kodit të Disiplinës sipas të cilit, organizmi mund të vendosë të pezullojë krejtësisht apo pjesërisht ekzekutimin e një mase disiplinore. Është një lloj kushtëzimi i dënimit siç ndodhi me Cristiano Ronaldon për goditjen me bërryl ndaj O’Shea gjatë ndeshjes me Irlandën në ndeshjen kualifikuese të Botërorëve. CR7 duhej të kryente 3 ndeshje pezullim, por 2 iu pezulluan në mënyrë të tillë që të mos rrezikonte pjesëmarrjen në fazën e grupeve në turneun amerikanoverior.

‘Nëse ai që përfiton nga një sanksion i pezulluar, kryen një tjetër thyerje rregulli të një natyre dhe po aq të rëndë si i mëparshmi gjatë periudhës së provës, pezullimi do t’i hiqet dhe masa disiplinore do të aplikohet pa cënuar asnjë sanksion shtesë të vendosura për shkeljen tjetër të rregullit’-lexohet më pas në rregullore.

Nga ky rregull do të përfitojë, Folarin Balogun që do ta ketë sanksionin e tij me 1 ndeshje skualifikim pezull për një vit.

Top Channel