Pamjet e trishta, Neymar shpërthen në lot pas eliminimit nga Botërori!
Vazhdojnë polemikat e forta për vendimin skandaloz të FIFA për të pezulluar skualifikimin e Folarin Balogun, sulmues i SHBA. E përditshmja amerikane New York Times, zbuloi prapaskenat në arritjes së këtij vendimi teksa foli për një telefonatë që presidenti Donald Trump i bëri kreut të FIFA, Gianni Infantino.
Gjithnjë sipas të përditshmes prestigjioze, që citon 3 persona që janë në dijeni të bisedës, shefi i Shtëpisë së Bardhe e kontaktoi Infantinon ditën e mërkurë, pas kartonit të kuq të marrë nga Balogun në ndeshjen me Bosnjen për t’i kërkuar riekzaminimin e skualifikimit të sulmuesit të kombëtares amerikane të futbollit.
Dhe më pas erdhi edhe vendimi i Komisionit të Disiplinës për të pezulluar sanksionin ndaj Balogun me futbollistin që do të jetë në dispozicion të Pochettinos për ndeshjen e 1/8 të finaleve ndaj Belgjikës.
Top Channel