Nisi efekti domino në Botëror, pas “dhuratës” ndaj SHBA-në, Franca kërkon llogari nga FIFA për padrejtësinë ndaj Olise!

06/07/2026 00:14

Federata Franceze e Futbollit (FFF) i ka kërkuar zyrtarisht FIFA-s anulimin e kartonit të verdhë që Michael Olise mori gjatë fitores 1-0 të Francës ndaj Paraguait, në raundin e 16-të të Botërorit 2026, sipas burimeve pranë çështjes të cituara nga AFP.

Karton u dha në shtesën e ndeshjes nga arbitri uzbek Ilgiz Tantashev, pasi Olise pati një përplasje me paraguajanin Matias Galarza. Pamjet tregojnë qartë se Olise nuk e prek fare kundërshtarin e tij, Galarza vetëm sa vendos gishtin para gojës dhe më pas bie në tokë duke simuluar një goditje në fytyrë, gjë që bindi arbitrin ta paralajmërojë lojtarin francez.

Karton është shqetësues për Francën: nëse Olise merr edhe një karton të verdhë në çerekfinalen kundër Marokut (të enjten, në Foxborough afër Bostonit), do të jetë i pezulluar në rast se Franca kalon në gjysmëfinale. Të njëjtin rrezik e ndajnë edhe Bradley Barcola dhe Manu Koné, të cilët gjithashtu u paralajmëruan ndaj Paraguait.

Ende nuk dihet nëse FIFA do ta pranojë kërkesën e FFF-së për heqjen e sanksionit.

Top Channel