Pamjet e trishta, Neymar shpërthen në lot pas eliminimit nga Botërori!
Vendimi i paprecedentë i FIFA-s për të anuluar pezullimin e kartonit të kuq për sulmuesin e SHBA-së, Folarin Balogun, para ndeshjes së 1/16-ave kundër Belgjikës, vazhdon të shkaktojë tërmet në Botërorin 2026.
Pas reagimit të ashpër dhe zyrtar të Federatës Belge, radhën për të komentuar këtë skandal e ka pasur trajneri i njohur, Rudi Garcia. Në vend të një analize të gjatë teknike apo rregullatore, Garcia ka zgjedhur rrugën e sarkazmës ekstreme për të treguar absurditetin e situatës. I pyetur për faljen e kartonit të kuq të amerikanit, ai u përgjigj me një fjali të vetme që tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale:
“Nuk e dija që 5 korriku ishte “Dita e Gënjeshtrave” në Shtetet e Bashkuara!”
Kjo deklaratë therëse i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit në prag të kësaj supersfide. Falja e një kartoni të kuq në kundërshtim të hapur me rregulloren bazë të kompeticionit, është parë nga shumëkush si një “shaka e hidhur” e FIFA-s.
Me këtë ironi brilante, Garcia ka përmbledhur në pak fjalë atë që po mendon një pjesë e madhe e opinionit sportiv botëror: një vendim i tillë duket thjesht si një gënjeshtër e 1 Prillit, e servirur në mes të verës!
Top Channel