“Messi dhe Mbappé janë përpara meje!” Harry Kane dorëzohet për Topin e Artë 2026 dhe zbulon arsyen!
Përballja e madhe e fazës së 16-tave të Botërorit mes Meksikës dhe Anglisë, e planifikuar të luhet në stadiumin mitik “Estadio Azteca”, rrezikon të ndërpritet ose të përfshijë skena kaotike për shkak të motit të keq.
Sipas meteorologëve lokalë dhe zyrës britanike Met Office, ekziston një probabilitet prej 90% për stuhi të fuqishme dhe 80% mundësi për reshje të dendura shiu që mund të shkaktojnë përmbytje lokale rreth stadiumit.
Rregulli i rreptë i FIFA-s që mund të ndalë lojën:
Rregullorja e FIFA-s është e prerë për sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve: ndeshja duhet të ndërpritet menjëherë nëse regjistrohen rrufe brenda një rrezeje prej rreth 13 kilometrash nga stadiumi.
Çfarë u vendos për orarin?
Parashikimi i ekspertëve: Simon King nga BBC Weather sqaroi se temperaturat do të jenë ideale (17-20°C), por rreziku kryesor mbetet në fillim të lojës. Lajmi i mirë është se intensiteti i stuhisë pritet të bjerë me kalimin e orëve drejt mbrëmjes.
Kjo situatë nuk është e panjohur për kombëtaren angleze, e cila edhe muajin e kaluar pësoi vonesa të ngjashme për shkak të stuhive gjatë ndeshjes përgatitore kundër Kosta Rikës në Orlando. Tifozët tani shpresojnë që drama e vërtetë të mbetet brenda fushës së blertë dhe jo në qiellin mbi Meksiko Siti.
Top Channel