Makthi i Brazilit vazhdon, “Seleçaot” nuk mundin asnjë skuadër europiane në fazën me eliminim direkt të Botërorit që nga finalja e vitit 2002
Ky edicion i Kupës së Botës ka qenë një mallkim për trajnerët e skuadrave pjesëmarrëse pasi shumë prej tyre janë larguar nga pankinat e tyre kush me shkarkim e kush me dorëheqje.
Rasti më unik në këtë pikë është Tunizia që largoi dy trajnerë në harkun e vetëm pak ditëve, Sabri Lamouchi dhe Herve Renard.
Listës së trajnerëve të larguar i shtohet edhe një emër tjetër dhe bëhet fjalë për trajnerin e Ganës, Carlos Queiroz i cili e lë postin e skuadrës së Black Stars pas vetëm 3 muajsh. Federata Ganeze e Futbollit zyrtarizoi ndarjen me trajnerin portugez, një vendim që erdhi pas eliminimit të Ganës në raundin e 1/16 të finaleve të Botërorit.
Në këtë mënyrë për ish trajnerin e Realit të Madridit, Iranit, Kolumbisë, Egjiptit dhe Katarit mbyllet kështu një tjetër aventurë në rang kombëtares, pas një karriere të gjatë që është shënjuar më shumë nga puna e bërë në pankinën e Iranit të cilin e ka kualifikuar në Botërorë në 2 raste.
Top Channel