“Ishte i dehur gjatë Botërorit”/ Plas te Senegali, ish-futbollisti akuza ndaj Nicolas Jackson: Pinte aq shumë, sa nuk mundte as të stërvitej

05/07/2026 14:29

Pas eliminimit dramatik të Senegalit nga Belgjika në Kupën e Botës 2026, në vend ka shpërthyer një debat i fortë që përfshin sulmuesin Nicolas Jackson.

Ish-futbollisti senegalez Paul Keita e akuzoi publikisht Jacksonin se kishte probleme serioze me alkoolin gjatë Botërorit, duke pretenduar se gjendja e tij ndikoi edhe në paraqitjet e kombëtares.

“Jackson ishte aq i dehur gjatë Botërorit, sa nuk arrinte të stërvitej”, deklaroi Keita.

Sulmuesi i Senegalit reagoi menjëherë përmes një postimi në Instagram, ku mohoi kategorikisht akuzat dhe iu përgjigj ashpër ish-futbollistit.

“Po shoh çfarë po thuhet për mua. Është gënjeshtër. Unë nuk konsumoj alkool dhe nuk kam pirë kurrë. E dua shumë këtë fanellë dhe i respektoj shumë shokët e skuadrës për t’u sjellë në mënyrë joprofesionale”, shkroi Jackson.

Ai nuk kurseu as fjalët ndaj Paul Keitës.

“Ndal së gënjyeri, idiot. Askush nuk e di që ke luajtur për vendin tonë. Je një ish-lojtar i Senegalit dhe po shpif për futbollistët. Përqendrohu te jeta jote, në vend që të thuash se unë pi alkool”, përfundoi sulmuesi senegalez.

Deklaratat kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa deri tani Federata Senegaleze e Futbollit nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë përplasje publike.

Top Channel