Lionel Messi thyen çdo kufi njerëzor, bëhet futbollisti i parë që arrin 20 gola në Kupën e Botës
Kampionia në fuqi, Argjentina, nis fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026 me një duel ndaj një prej historive më të bukura të këtij turneu, Kepit të Gjelbër.
Ndeshja do të zhvillohet në Florida dhe vë përballë dy skuadra që e mbyllën fazën e grupeve pa humbje.
“La Albiceleste” mbërrin në këtë takim pas një ecurie perfekte në grupe, duke fituar të tre ndeshjet. Triumfi 3-1 ndaj Jordanisë vulosi një fazë grupesh ideale për ekipin e Lionel Scalonit, që ka pësuar vetëm dy gola gjatë një serie prej dhjetë fitoresh radhazi.
Argjentina u bë vetëm kampionia e tretë në fuqi në këtë shekull që arrin fazën me eliminim direkt të Botërorit dhe ka një rrugë teorikisht të favorshme drejt gjysmëfinales, pasi nuk pritet të përballet me asnjë nga dhjetë kombëtaret më të renditura në botë para katërshes së fundit.
Megjithatë, statistikat tregojnë se argjentinasit nuk duhet ta nënvlerësojnë kundërshtarin. Shtatë nga 13 ndeshjet e fundit të tyre në fazën me eliminim direkt të Botërorit kanë shkuar në kohën shtesë, ndërsa Argjentina mban rekordin për më shumë ndeshje të zgjatura në historinë e Kupës së Botës, plot 11.
Në anën tjetër, Kepi i Gjelbër është padyshim zbulimi i këtij Botërori. Kombëtarja afrikane kaloi grupin pa humbje, duke lënë pas një grup shumë të fortë me Spanjën, Uruguain dhe Arabinë Saudite, edhe pse nuk arriti asnjë fitore (tre barazime).
“Peshkaqenët Blu” u bënë kombëtarja e parë që kualifikohet nga grupi pa fituar asnjë ndeshje që nga Kili në vitin 1998. Ata janë gjithashtu debutuesit e parë që arrijnë fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës që nga Sllovakia në vitin 2010 dhe kombëtarja e parë afrikane që e realizon këtë arritje që nga Gana në vitin 2006.
Pavarësisht se konsiderohen favoritë të mëdhenj për t’u eliminuar, Kepi i Gjelbër ka treguar se mund të sfidojë skuadrat elitare, siç dëshmoi edhe barazimi pa gola ndaj Spanjës në ndeshjen hapëse të grupit.
REZULTATI LIVE:
Argjentinë 1-0 Kepi i Gjelbër
Messi 29′
NGJARJET KRYESORE:
54′ Duarte provon me një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet nga Martinez.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+4′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
29′ Goool Argjentina 1-0/ Messi merr një top në zonë dhe me të majtën nuk gabon para Vozinhas. (Video)
18′ Messi provon me të majtën nga goditja e dënimit, por portieri Vozinha tregohet i vëmendshëm duke ndalur topin.
15′ Messi merr një top në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
1′ Nis sfida në Miami!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel