“Protesta po shfrytëzohet nga pseudopatriotë që hedhin vetëm helm”, aktori i njohur i Portokallisë u përgjigjet kritikëve: Nuk kanë dhënë asnjë kontribut për vendin

04/07/2026 01:07

Aktori i njohur i Portokallisë Irgen Çela ka qenë një ndër të kritikuarit e disa protestuesve për mospjesmarrje në tubimet përpara kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai i është përgjigjur këtyre kritikave, duke thënë se protesta po shfrytëzohet nga disa pseudopatriotë që nuk kanë dhënë asnjë kontribur për vendin, por vetëm hedhin helm ndaj të tjerëve.

“Me shumë keqardhje po e bëj këtë postim sepse po vë re që protesta, përveç atyre shqiptarëve që dalin atje me zemër për të drejtat e tyre, atyre të rinjve dhe të rejave dhe bravo u qoftë, kjo protestë po shfrytëzohet edhe nga disa pseudopatriotë që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre, nuk kanë dhënë asnjë kontribut për këtë vend dhe e vetmja gjë që dinë të bëjnë, është që të rrinë në instagram dhe të ruajnë nëse ti po bën apo jo postim për protestën. Po nuk bëre postim për protestën je i shitur, serb e gjithë të zezat, ndërkohë që as nuk e kam idenë nëse kam dalë apo jo unë në protestë. Më vjen shumë keq që kjo nismë kaq e bukur qytetare po shfrytëzohet edhe nga njerëz të tillë që kur bëjnë këto postime, nuk u intereson fare për protestën, por duan të nxjerrin helmin e tyre”, thotë Çela.

“Sa i përket protestës dhe protestuesve të vërtetë, mendoj se është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë në vitet e fundit. Unë kam qenë në protestë, do vazhdoj të shkoj në protestë derisa të zgjasë, dhe është gjëja e parë që do bëj sapo të kthehem në Shqipëri”.

Kliko këtu për videon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Irgen Çela (@cela_irgen)

Top Channel