Irani, tifozi ngre padi ndaj FIFA për dëme emotive të shkaktuara nga eliminimi
Spanja ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Los Angeles përballë Austrisë me rezultatin 3-0 në raundin e 1/16-ave të Botërorit, teksa avancon më tej në turneun më të rëndësishëm në futbollit.
Takimi i luajtur në “SoFi Stadium” nisi me ritëm të lartë nga të besuarit e De La Fuentes, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 36’ me anë të Oyarzabal, i cili finalizoi në mënyrën e duhur një asist të Cucurellës.
“La Rojat” e menaxhuan mirë pjesën e dytë, teksa goli i sigurisë erdhi në minutën e 66’ nga Pedro Porro me kokë.
Por festa nuk mbaroi këtu, pasi në fund, ishte sërish Oyarzabal, që për të dytën herë nga një asist i Cucurellës, shënoi edhe golin e tretë për kampionët e Europë në fuqi.
Kështu Spanja avancon më tej në fazën e 1/8-ave, aty ku do të ndeshet me fituesin e Portugali-Kroaci, ndërsa Austria i jep këtu fund ëndrrës në Botëror.
REZULTATI:
Spanjë 3-0 Austri
Oyarzabal 36′, 89′, Porro 66′
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 3-0 të Spanjës!
89′ Goool Spanja 3-0/ Cucurella hedh një top në zonë dhe Oyarzabal është në vendin dhe kohën e duhur për ta çuar drejt rrjetës. (Video)
66′ Goool Spanja 2-0/ Pas një krosimi në zonë, Pedro Porro godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+5′ Mbyllet pjesa e parë!
45+2′ Baena provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi përplaset në traversë. Më pas tenton Yamal, por Schlager arrin ta ndalë.
36′ Goool Spanja 1-0/ Cucurella hedh një top në zonë për Oyarzabal, i cili me të majtën tund rrjetën. (Video)
28′ Cucurella tund rrjetën, por gjyqtari akordon një faull ndaj portierit.
1′ Nis sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel